Dhunohet një 14 vjeçare nga ky qytet i Kosovës

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 22:20
Dhunohet një 14 vjeçare nga ky qytet i Kosovës

Dyshohet se është dhu'nuar një vajzë e mitur 14 vjeçare, në Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Veprën dyshohet se e kreu 15-vjeçari me iniciale P.K, i cili, tashmë ndodhet në paraburgim.

Megjithatë, prindi i të dyshuarit thotë se djali i tij është manipuluar nga një person për ta kryer aktin.

Sipas babait të të dyshuarit, djali i tij ka edhe ngecje mendore. Për këtë arsyje, ai e ka edhe një kërkesë për organet e rendit.

Por, sa është e realizueshme kjo kërkesë sipas dispozitave ligjore?

Në anën tjetër, prindërit e të miturës nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast.

Kurse, nga Qendra për Punës Sociale në Fushë Kosovë, thonë se e mitura ka pranuar tretman psikologjik.

Sipas Bislimit, viktima, gjatë kësaj periduhe do të ketë vizita të vazhdueshme nga punëtorët social.

(Kosova Sot Online)