Ky është personi që dyshohet se vrau me sëpatë 4 fëmijë

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 22:05
Ky është personi që dyshohet se vrau me sëpatë 4 fëmijë

Katër fëmijë u vranë mëngjesin e sotëm dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një kopësht fëmijësh në shtetin jugor Santa Catarina të Brazilit , tha policia dhe një spital lokal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Me dhimbje të thellë u informova se një vrasës hyri në çerdhen private Cantinho do Bom Pastor, në qytetin e Blumenao, dhe sulmoi fëmijët dhe punonjësit”, tha në një deklaratë guvernatori Georgino Melo.

Nga ana e tyre, përdoruesit e Twitter shprehën zemërimin e tyre për sulmin e përgjakshëm me komente të ndryshme kundër sulmuesit 25-vjeçar, duke përfshirë "ju jeni plehra" dhe "si lejohet ai të hyjë në një institucion arsimor dhe të vrasë fëmijë?"

Policia Ushtarake njoftoi gjithashtu se i dyshuari, një 25-vjeçar, është dorëzuar tek autoritetet dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas disa mediave, fëmijët janë vrarë me një sëpatë të vogël.


(Kosova Sot Online)