Publikohet një fletore e heroit Agim Ramadani, habit me shkrimin e bukur

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 09:53
Publikohet një fletore e heroit Agim Ramadani, habit me shkrimin e bukur

Patrioti dhe luftëtar,  Agim Ramdani ishte i njohur edhe për botën e artit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Bukurshkrimi ishte pjesë e talentit të tij, ku kjo gjë u dëshmua edhe në temën e diplomës së tij, ku e kishte shkruar me dorë.

Bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, tregoi se diploma i kishte gjithsej 70 faqe dhe e tëra ishte shkruar nga dora e Agimit.

Bashkëshortja e Ramadanit ka shkruar se i vjen keq që akoma nuk është përkther ky punim diplome.

“Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën ‘Ivan Goshnjak’ në Zagreb. Duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vjen keq që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri, përkushtim, profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato”, shkroi ajo të mërkurën.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)