
Kurti ua uron pashkën gjithë besimtarëve katolikë e protestantë

Pashkën gjithë besimtarëve katolikë e protestantë, a ka uruar kryeministri i vendit, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë ditë, kryeministri shprehet se më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, “mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim”.
“Kjo kohë e mirësisë dhe afërsisë së vërtetë reflektohet edhe në kujdesin për fqinjët tanë”, shkruan ai tutje.
(Kosova Sot Online)