Parashikimi i motit për sot, pritet të bie shi

  • E.k /
  • 11 April 2023 - 08:18
Parashikimi i motit për sot, pritet të bie shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, sot pritet të ketë edhe riga lokale shiu.

Njoftimi i plotë:

11.04 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

12.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.

13.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.

14.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite rrebeshe shiu.

Temperaturat shënojnë rritje graduale. Minimalet luhaten nga 2C deri 7C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 19C ditën e enjte.

Fillimisht frynë erëra mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga krahu verior 5-15m/s, e nga dita e enjte ndryshojnë drejtimin në jugore e jugperëndimore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.

(Kosova Sot Online)