Shpallet në kërkim nusja, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 21:19
Shpallet në kërkim nusja, kjo është arsyeja

Policia në Indi është vënë në kërkim të një nuseje, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në dasmën e saj.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon gruan duke qëlluar katër herë në ajër ndërsa ishte ulur pranë burrit të saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas BBC, policia lokale ka nisur hetimet ndaj gruas, e cila është zhdukur që nga ngjarja.

Të shtënat me armë gjatë dasmave janë të zakonshme në disa shtete të Indisë dhe shpesh herë shkaktojnë lëndime dhe madje edhe vdekje.

Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri në mënyrë të pakujdesshme ose gjatë ceremonive festive, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë

(Kosova Sot Online)