Arrestohet 21 vjeçari që publikoi dokumentet amerikane

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 22:16
Arrestohet 21 vjeçari që publikoi dokumentet amerikane

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, njeriu më i kërkuar i momentit, i cili akuzohet se publikoi në rrjet dhjetëra dokumente sekrete të Pentagonit, pjesa më e madhe e të cilave kishte lidhje me luftën në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet e SHBA me aleatët.

21-vjeçari ishte anëtar i gardës kombëtare ajrore që shërben në një sektor të inteligjencës në Masaçusets, ndërkohë që arrestimi i tij u bë i mundur nga agjentët e FBI, në shtëpinë e nënës.

Teixeira ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, njeriu më i kërkuar i momentit, i cili akuzohet se publikoi në rrjet dhjetëra dokumente sekrete të Pentagonit, pjesa më e madhe e të cilave kishte lidhje me luftën në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet e SHBA me aleatët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

21-vjeçari ishte anëtar i gardës kombëtare ajrore që shërben në një sektor të inteligjencës në Masaçusets, ndërkohë që arrestimi i tij u bë i mundur nga agjentët e FBI, në shtëpinë e nënës.

Teixeira ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.

(Kosova Sot Online)