Joseph: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 20:31
Joseph: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme

Analisti amerikan dhe ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Po ashtu, ai theksoi se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.

Tani, këtu qëndrojmë formalisht, realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë, dhe nga miqtë dhe kolegët tanë gjetkë në Kosovë dhe në Beograd, të gjithë i dinë sfidat e mëdha. Numër një, paqartësia e vetë marrëveshjes. Fakti që ka boshllëqe, ka elementë që nuk specifikohen, detaje të paspecifikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje, ky është numri një. Numri dy është, natyrisht, statusi i marrëveshjes, fakti që ajo nuk u nënshkrua, fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes palëve dhe kontekstualisht, fakti që dëgjojmë një rrjedhë negativiteti për marrëveshjen, që sigurisht nuk është inkurajuese, dhe jo ajo që është standarde në çdo negociatë të suksesshme ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)