Musk i bashkohet garës së inteligjencës artificiale

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 18:01
Musk i bashkohet garës së inteligjencës artificiale

S një konkurrent i operatorit ChatGPT të kompanisë OpenAI, shefi i Tesla dhe Twitter, Elon Musk  dëshiron të themelojë një kompani të re për inteligjencën artificiale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Musk ka mbledhur një ekip studiuesish dhe inxhinierësh, raportoi të premten Financial Times, ndërsa mësohet se miliarderi është gjithashtu në bisedime me investitorët e Tesla dhe SpaceX për përfshirjen në projektin e tij të ri.

Musk themeloi OpenAI në 2015 së bashku me investitorin e Silicon Valley Sam Altman si një “start-up” jofitimprurës, por u largua nga bordi i drejtorëve të kompanisë në vitin 2018.


(Kosova Sot Online)