'SpaceX' anulon lëshimin testues të raketës

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 18:28
'SpaceX' anulon lëshimin testues të raketës

Një nisje e planifikuar testuese e raketës më të fuqishme të ”SpaceX”, e planifikuar për sot, është shtyrë për shkak të problemeve teknike, sipas kompanisë dhe themeluesit të saj, Elon Musk.

Musk shkroi në Twitter në orën 1311 GMT se një “valvul presioni” në raketën ”SpaceX” “duket se ka ngrirë”.

Disa minuta më vonë, ”SpaceX” shkroi në Twitter se kompania “po hiqte dorë nga përpjekja e sotme e testimit të fluturimit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Ekipi i SpaceX po punon drejt mundësisë së ardhshme të disponueshme”, shtoi kompania.

“Mësova shumë sot, tani po shkarkoj shtytësin, duke u riprovuar brenda pak ditësh…”, shtoi Musk.

Fluturimi, i planifikuar të nisej nga një vend në Teksas, pritej të zgjaste rreth 90 minuta.

Raketa, e quajtur “Super Heavy Rocket” nga ”SpaceX”, është raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë dhe synohet të transportojë përfundimisht anijen e madhe “Starship” të ”SpaceX” në Hënë dhe Mars.

(Kosova Sot Online)