Detaje të reja për rastin e vdekjes së foshnjës: Nuk pranoi se ishte e saj

  • A.P /
  • 07 May 2026 - 14:05
Detaje të reja për rastin e vdekjes së foshnjës: Nuk pranoi se ishte e saj

Një rast i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku në emergjencën e spitalit atje, ka vdekur një foshnje.

Lidhur me këtë janë dhënë detaje rastit.

‘’Sipas  burimeve vajza 19 vjeçare kishte shkuar në emergjencën e spitalit të Ferizajt e shoqëruar nga një familjar vetëm për një kontroll mjekësor pasi kishte pasur dhimbje barku. Sapo është ndjerë më keq ajo ka hyrë në tualet, ku e vetme e ka lindur foshnjën, më pas ka dalë në korridor ndërsa një pjesëtar i stafit mjekësor ka shkuar në tualet dhe e ka gjetur foshnjën aty. Fillimisht e reja nuk ka pranuar se foshnja ishte e saj, por më vonë në prani të policisë e ka pranuar këtë’’.

(Kosova Sot Online)