A do lëvizin kosovarët pa viza nga 1 janari 2024?

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 22:45
A do lëvizin kosovarët pa viza nga 1 janari 2024?

Tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, nesër e voton Parlamenti Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gazetarja, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton se më s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo

Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka gjasë që të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Besnik Bislimi në konferencë për shtyp, jo në ceremoninë e nënshkrimit.

“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi ajo.

(Kosova Sot Online)