Pasi tha se s’dorëzohemi deri të bëhet Asociacioni' analisti i njohur i reagon Hillit

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 16:00
Pasi tha se s’dorëzohemi deri të bëhet Asociacioni' analisti i njohur i reagon Hillit

Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit ka thënë se Washingtoni s’do të dorëzohet derisa të themelohet Asociacioni, i ka reaguar analisti zviceran dhe anëtari i Democratiazation Policy Council Toby Vogel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vogel ka thënë se s’është ekspert, por megjithatë ka pyetur se pse ambasadori amerikan në Beograd vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës që dalin nga marrëveshja dhe jo ato të Serbisë.

“S’jam ekspert, por pse ambasadori i SHBA-së në Serbi vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jo të Serbisë?”, ka shkruar Vogel.

Ambasadori amerikan sot ka deklaruar se SHBA s’do të dorëzohet derisa Asociacioni të bëhet realitet.


(Kosova Sot Online)