Përplasen dy vetura në kryeqytet, babë e bir e bëjnë për spital 32-vjeçarin

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 20:00
Përplasen dy vetura në kryeqytet, babë e bir e bëjnë për spital 32-vjeçarin

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në Tiranë në zonën e Laprakës. Pas aksidentit shoferët janë zënë me grushte. Babë e bir që ndodheshin në njërën prej makinave kanë bërë për spital shoferin e makinës me të cilën u aksidentuan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)