A do t’i njohë SHBA-ja rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës?

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 18:14
A do t’i njohë SHBA-ja rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës?

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë sot se SHBA-ja do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës, pavarësisht bojkotimit të tyre nga Lista Srpska.

Escobar në një deklarim për Tanjug ka thënë se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në çdo rast, pas pyetjes së këtij mediumi se “a do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë zgjedhjet”.

Gjithashtu, Escobar u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës.

Institucionet e Kosovës kanë thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit do të mbahen në përputhje me ligjin, derisa KQZ-ja është duke i bërë përgatitjet


(Kosova Sot Online)