Tërnava deklarohet për sulmin ndaj Sylës dhe përdhosjen e flamurit kombëtar, “Nuk ka dhunë në fe”

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 13:23
Tërnava deklarohet për sulmin ndaj Sylës dhe përdhosjen e flamurit kombëtar,  “Nuk ka dhunë në fe”

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se BIK dënon çdo akt dhune, duke shtuar “Nuk ka dhunë në fe”, përcjell “Kosova Sot Online”.

I pyetur nga gazetarët mbi sulmin ndaj gazetarit Valon Syla,Tërnava është shprehur se BIK dënon sulmin ndaj gazetarit.

Tutje, Tërnava theksoi se Islami lufton çdo formë të dhunës, çfarëdo dhunë qoftë ajo.

“Në Kuran në mënyre decidive shkrun: “Nuk ka dhunë në fe”, dhe nga kjo kuptojmë se Islami lufton çdo formë të dhunës, qoftë ajo dhunë fizike, dhunë psikologjike, verbale, materiale e çfarëdo natyre qoftë ajo”, deklaroi ai në një koherence për media.

Njashtu, Tërnava u pyet edhe në lidhje me simbolet kombëtare me ç’rast ai ka quajtur flamurin një shenjtërim sipas fesë islame.

(Kosova Sot Online)