Humb jetën 62-vjeçari në një hotel

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 22:17
Humb jetën 62-vjeçari në një hotel

Një 62-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Golem ndërsa ndodhej në një dhomë hoteli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia bën me dije se 62-vjeçari ka humbur jetën në sy të familjarëve, dyshohet se shkak ka qenë ataku kardiak.

Njoftimi:

Më datë 21.04.2023, në një hotel në Golem, në prezencë të familjarëve, ka ndërruar jetë shtetasi S. L., 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)