Pasi Komiteti i ministrave votoi pro aplikimit të Kosovës në KiE reagojnë Kurti e Osmani

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 16:11
Pasi Komiteti i ministrave votoi pro aplikimit të Kosovës në KiE reagojnë Kurti e Osmani

Pasi Komiteti i Minitrave e procedoi aplikimin e Kosovës për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë reaguar përnjëherë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti shkroi se “shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës”.

“Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkroi Kurti .

Presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq, tha se “së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës”.

“Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

(Kosova Sot Online)