Arrestohet deputeti i njohur

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 17:24
Arrestohet deputeti i njohur

Një deputet jordanez është arrestuar nga autoritetet në Izrael teksa po përpiqej të fuste në mënyrë të paligjshme në territorin e Bregut Perëndimor një sasi armësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme jordaneze e cila konfirmon se deputeti Imad al-Adëan u arrestua në kryqëzimin e urës Allenby.

Gjatë kontrollit në mjetin ku deputeti udhëtonte u gjetën 12 automatikë dhe 270 lloje të ndryshme armësh si dhe municione.

Aktualisht nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen, ndërkohë që autoritetet izraelite janë treguar të rezervuara.

(Kosova Sot Online)