Çairi i Shkupit emërton një rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës, e përurojnë Presidentja Osmani dhe Teuta Rugova

  • S.A /
  • 27 April 2023 - 12:36
Çairi i Shkupit emërton një rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës, e përurojnë Presidentja Osmani dhe Teuta Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një rruge në Komunën e Çairit me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova,transmeton "Kosova Sot Online".

Aty e pranishme ka qenë edhe vajza e Rugovës, ish-deputetja Teuta Rugova. Osmani ka shkruar se kjo rrugë do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë të Rugovës.

Postimi i plotë

Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.

Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova.

(Kosova Sot Online )