Ky është qyteti ku asnjë veturë nuk mund të lëvizë më shumë se 30 km/h

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 14:05
Ky është qyteti ku asnjë veturë nuk mund të lëvizë më shumë se 30 km/h

Një plan klimatik, politika urbane për të zbutur ndotjen dhe humbjen e biodiversitetit: këto janë disa nga masat e marra që i dhanë Grenoble, një qytet në Francën jugperëndimore, titullin e kryeqytetit të gjelbër evropian për vitin 2022, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Grenoble ka zbatuar politika urbane që synojnë reduktimin e ndotjes dhe humbjes së biodiversitetit, për shembull duke kufizuar shpejtësinë në 30 km/h në të gjithë qytetin, duke e bërë atë zonën më të madhe me emetim të ulët në Francë. Titulli i “qytetit të gjelbër evropian” angazhon Grenoble për përhapjen dhe zbatimin e praktikave të mira tashmë të filluara.

Titulli i dhënë në Grenoble përkon me presidencën franceze të Këshillit Evropian, prioritetet e të cilit përfshijnë zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, për promovimin e ndotjes zero, neutralitetin klimatik dhe forcimin e mbrojtjes së biodiversitetit.

(Kosova Sot Online)