Bahtiri: 'Listës Serbe' i ka humbur fuqia

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 18:07
Bahtiri: 'Listës Serbe' i ka humbur fuqia

Për kërcënimin e “Listës Serbe” se do të ketë trazira nëse do të hapet “Ura e Ibrit” për qarkullim, ka folur  Agim Bahtiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bahtiri ka thënë se nuk e mendon që do të ketë trazira, meqë sipas tij Listës Serbe i ka humbur fuqia dhe se Kosova e ka vendosur rendin dhe ligjin edhe në pjesën e veriut, me përkrahjen e ndërkombëtarëve.

“Unë nuk e mendoj se do të ketë trazira sepse Listës Serbe i ka humbur fuqia, dhe se shteti i Kosovës e ka vendosur rendin dhe ligjin në pjesën e veriut. Dhe bashkësia ndërkombëtar po e përkrah. Bashkësia ndërkombëtare do ta kuptoj se s’jemi kundër askujt. Shteti do të funksionoj dhe do t’iu tregoj vendin secilëve”, ka thënë Bahtiri.

(Kosova Sot Online)