
Shpërthim, treni del nga shinat

Një shpërthim në rajonin kufitar rus të Bryansk nxori nga shinat një tren mallrash, ku fatmirësisht nuk raportohet se ka të lënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Treni raportohet se transportonte produkte nafte dhe lëndë druri.
“Një pajisje shpërthyese e paidentifikuar shpërtheu në 136 kilometra në linjën hekurudhore Bryansk-Unecha, duke nxjerrë nga shinat një tren mallrash”, tha Bogomaz në një postim në Telegram.
(Kosova Sot Online)