Vetura përplas veturën e parkuar anës rrugës

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 20:13
Vetura përplas veturën e parkuar anës rrugës

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një automjet tip “Benz” me drejtues një 26-vjeçar, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qenë i parkuar anës rrugës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qenë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)