Ja kush thotë: BIA ndaluan dhe intervistuan 2 policë të Kosovës

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 20:48
Ja kush thotë: BIA ndaluan dhe intervistuan 2 policë të Kosovës

Pas ndaljes dhe intervistimit të dy policëve kosovarë, të cilët do të kalonin transit nëpër Serbi, shefi i kabinetit në Presidencë, Blerim Vela ka reaguar ndaj organeve serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai këtë veprim e ka konsideruar dëshmi të veprimeve ilegale të Serbisë për ta minuar lirinë e lëvizjes.

“Në javën e kaluar, Policia e Serbia dhe BIA, ndaluan dhe intervistuan 2 policë të Kosovës në kufi, të cilët po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve ilegale të Serbisë për ta penguar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ai.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndër-kufitar, Serbia bën të kundërtën!”, ka shkruar Vela. 

(Kosova Sot Online)