KQZ mblidhet nesër, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 15:47
KQZ mblidhet nesër, kjo është arsyeja

Nesër nga ora 10:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rend të ditës është edhe certifikimi i rezultateve, për zgjedhjet e parakohshme për kuvendin Komunal në Leposaviq.

Kujtojmë se më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet për kuvende komunale në Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.

(Kosova Sot Online)