Plagoset një person në Prishtinë

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 15:27
Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur sot pas mesnate në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)