Në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë raportohet për një grabitje të armatosur

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 15:57
Në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë raportohet për një grabitje të armatosur

Sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.

Ajo tha se policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.


(Kosova Sot Online)