Hapësirat publike në parkun e qytetit lirohen nga inspekcioni

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 16:17
Hapësirat publike në parkun e qytetit lirohen nga inspekcioni

Se ka liruar sot hapësirat publike në Parkun e Qytetit, të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut, ka njoftuar Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Inspekcioni ka bërë me dije se janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi.

“Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)