Publikohet video nga arrestimi i serbit që vr*au 8 persona

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 18:43
Publikohet video nga arrestimi i serbit që vr*au 8 persona

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar një person pasi ky i fundit kreu një sulm në Beograd, ku vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vrasësi është gjetur pas tetë orësh në Vinjishtë afër Kragujevcit.

MPB-ja ka publikuar edhe pamje nga momentet e arrestimit të të riut.

Kjo masakër vjen vetëm pasi kanë kaluar 48 orë nga një sulm tjetër në një shkollë në Beograd ku një 13 vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë të tij dhe rojën e shkollës.

(Kosova Sot Online)