Arrestohet 17-vjeçari pasi lëndoi 2 persona

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 21:36
Arrestohet 17-vjeçari pasi lëndoi 2 persona

Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)