Vdekje të dyshimtë në Prishtinë

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:04
Vdekje të dyshimtë në Prishtinë

Për një vdekje të dyshimtë të një gruaje në Hajvali të Prishtinës, të shtunën policia ka pranuar një informatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në banesën e viktimës.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës. 

(Kosova Sot Online)