Disa persona bëhen 'llom' mes vete në Prizren

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:09
Disa persona bëhen 'llom' mes vete në Prizren

Në Mamushë të Prizrenit, policia ka njoftuar për një rrahje mes 10 personave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga kjo përleshje është plagosur një person në këmbë.

Për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona.

“TENTIM VRASJE, Mamushë, Prizren, 06.05.2023 – 20:00. Ka ndodhë një rrahje në mes të dhjetë personave meshkuj. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta si dhe armë zjarri, si pasojë një i dyshuar mashkull ka pësuar lëndime nga arma në këmbë. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje përveç të dyshuarit i cili është në tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)