Në afërsi të 'Tregut të Veturave' inspekcioni e policia aksion

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:14
Në afërsi të 'Tregut të Veturave'  inspekcioni e policia aksion

Me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave, Drejtoria e Inspekcionit, Komuna e Prishtinës njofton se sot ka zhvilluar një aksion në koordinim me Policinë e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Drejtorisë së Inspekcionit aty rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve “nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme”.

(Kosova Sot Online)