Ja si tentoi i dyshuari t’ia digjte veturën familjarit

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:32
Ja si tentoi i dyshuari  t’ia digjte veturën familjarit

Pasi dyshohet se ka tentuar t’i vë flakën veturës së një familjari, një person është arrestuar në Kamenicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima nuk i ka dhënë para të dyshuarit.

“DETYRIM, Kamenicë, 06.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në shenjë revolte që viktima mashkull kosovar nuk i kishte dhënë para kishte tentuar i vë flakën automjetit të viktimës, (Viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)