Ky qytet vendos taksën për trafikun, 23 dollarë për të hyrë në qytet

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 10:37
Ky qytet vendos taksën për trafikun, 23 dollarë për të hyrë në qytet

New York, i konsideruar si qyteti më i mbipopulluar në Shtetet e Bashkuara vendosi të aplikojë zyrtarisht taksën e re për trafikun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Masa që u miratua nga administrata federale pas më shumë se dy vitesh diskutim, synon të ulë numrin e makinave që hyjnë në Manhattan me 15%-20%.

Kështu, brenda pak kohësh, hyrja në qytet, për çdo makinë, mund të kushtojë deri në 23 dollarë.

“Big Apple” bëhet kështu metropoli i parë amerikan që ndjek shembullin e Londrës, e cila vendosi një taksë të ngjashme në vitin 2003.

Plani ishte miratuar tashmë nga autoritetet lokale në 2019 dhe duhet të kishte nisur aplikimin në 2021, por qeveria federale në presidencën e Donald Trump, kishte bllokuar masën.

Që nga data e hyrjes në fuqi të masës, shoferët që hyjnë në Manhatan do të duhet të paguajnë 9 deri në 23 dollarë gjatë orëve të pikut dhe 5 dollarë në mbrëmje. Sipas analizave mjedisore, ulja e trafikut do të përmirësojë cilësinë e ajrit, do të rrisë përdorimin e transportit publik me 1-2% dhe do të gjenerojë të ardhura vjetore prej rreth 1-1.5 miliardë dollarësh.

(Kosova Sot Online)