Shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 12:20
Shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, mesnatën e djeshme në zonën e Foggia në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat italiane raportojnë se vrasësi i dyshuar është babai i viktimës 16-vjeçare.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët.

Shqiptari 45-vjeçar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare ndërhyri ta mbronte dhe ai e goditi vajzën me thikë për vdekje.

(Kosova Sot Online)