ASK: Rreth 100 mijë të rinj pa punë, shkollë e trajnime

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 15:29
ASK: Rreth 100 mijë të rinj pa punë, shkollë e trajnime

Mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga të dhënat që i përkasin periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, më shqetësuese mbetet numri prej 100 mijë prej tyre të moshës nga 15 deri në 24-vjeç, që përpos se janë të papunë, nuk janë as në shkollë dhe nuk ndjekin trajnime profesionale.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se janë mbi 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

(Kosova Sot Online)