'Serbia dhe Kosova: Shtytja fatkeqe e perëndimit për të shëruar ndarjen'

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 15:58
'Serbia dhe Kosova: Shtytja fatkeqe e perëndimit për të shëruar ndarjen'

Gazeta britanike “Financial Times” ka publikuar së fundmi një artikull që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet për këtë proces, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Artikulli i shkruar nga korrespodenti i “FT” për Evropën Juglindore, Marton Dunai, mban titullin “Serbia dhe Kosova: shtytja fatkeqe e perëndimit për të shëruar ndarjen”.

Ndër të tjera, në artikull shpjegohet se si zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kishte thënë para disa ditës se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “kishte germën dhe shpirtin e marrëveshjeve të Brukselit”.

Në botim përmendet edhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka dhënë një kontribut për dialogun, veçmas për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi më 18 mars, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Megjithatë, ajo çka vlen të theksohet në këtë artikull janë informacionet që i jep zyrtari evropian, i cili është anonim.

“Prej gushtit të kaluar e deri në janar, ne bëmë presion të barabartë te të dyja palët, masë pas mase, pikë pas pike”, tha zyrtari evropian.

“Secila palë mori pak dhe dha pak. Ne provonim të kënaqnim secilën palë”, thuhet në artikull, teksa ai tregon edhe mesazhin “e fortë” që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia dha kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Në një pikë (Emmanuel) Macron i dha një mesazh të fortë (Albin) Kurtit: duhet ta bësh këtë gjë prioritet nëse do që gjërat të shkojnë përpara”, thotë zyrtari

Në artikull thuhet se shefi i shtetit francez i tha Kurtit “që Kosova nuk duhej të vazhdonte të kthehej mbrapa apo të ndryshonte pozicionet e saj”.

Pala kosovare dhe ajo serbe së fundmi janë takuar në Bruksel më 2 maj. Aty nën ndërmjetësimin e BE-së, Kurti dhe Vuçiq miratuan deklaratën për të Zhdukurit.

Të dy liderët ashtu edhe siç pritej patën kundërshtime sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Atë ditë po ashtu u paraqit edhe drafti-statuti i Asociacionit nga një ekip menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb. Ndërkohë, më 3 maj, autoritetet kosovare e liruan nga detyra Ekipin Menaxhues, me arsyetimin se një ditë më parë në Bruksel e kishin paraqitur statutin dhe se i kishte përfunduar mandati.

Në BE-ja thonë se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë me paraqitjen e draft-statutit të tij këtë javë në Bruksel.

Kurti tha se ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vuçiq kritikoi Kurtin që nuk po e zbaton “obligimin e dhjetë vjetëve më parë”.

(Kosova Sot Online)