Mehaj: Vajzat si Yllka Domi do të mbeten krenaria jonë kombëtare

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 18:00
Mehaj: Vajzat si Yllka Domi do të mbeten krenaria jonë kombëtare

Rënien heroike të dëshmores, Yllka Domi, e shënon data 7 maj e vitit 1999, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rënien e Domit e ka përkujtuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se vajzat si Yllka Domi “do të mbeten përherë krenaria jonë kombëtare”.

Fryma atdhetare në të cilën familja e kishte rritur Yllkën, bëri që ajo në një moshë shumë të re, vetëm 17 vjeçare të rreshtohej në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Ëndrrën dhe prirjet e saj në poezi, nuk mund t’i ndiqte në mungesë të lirisë. Lufta për liri në rend të parë, pastaj krah saj poezia”, shkroi Mehaj.

Poezitë që ajo ka shkruar janë mbresëlënëse, me një kthjelltësi të mendimit dhe porosi që do t’i rezistojnë kohës, e do të mbeten gjithnjë përkujtuese për mënyrën e shërbimit me përulësi ndaj atdheut.

Domi kishte shkruar një poezi dy ditë para se të vdiste, vargjet e të cilës i ka cituar Mehaj.“Amanet ju le nëse nuk pritoni, të ma shkruani emrin në rërën e detit, dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj. Në krahët e valëve të ketë epope te pambaruar dhe arena e kafazit të jetë e hapur. Përmendore nuk dua…! Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendosni afër kokës sime”, thuhej në vargjet e poezisë.

(Kosova Sot Online)