Fushë Kosovë: Arrestohet një për vjedhjen e veturës

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 16:45
Fushë Kosovë: Arrestohet një për vjedhjen e veturës

Një person të dyshuar për vjedhje të veturës në Fushë Kosovë, e ka arrestuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar me 6 maj 2023, nga ankuesi të cilit në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, i është vjedhur vetura.

“Arrestohet E.K. mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë). Nga hetuesit policor, në lagjen Emshir në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar vetura e vjedhur dhe tri palë targa (një palë targa vendore të cilat janë të raportuara të vjedhura dhe dy palë targa të huaja)”, thuhet në njoftim të policisë.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që pas përfundimit të procedurave të nevojshme vetura i është kthyer pronarit.

(Kosova Sot Online)