Shqiptari që largoi flamurin serb: Rreth 100 policë të Kosovës më rrethuan shtëpinë

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 21:57
Shqiptari që largoi flamurin serb: Rreth 100 policë të Kosovës më rrethuan shtëpinë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar shqiptari që u arrestua e më pas u lirua për shkak se largoi flamurin serb nga një kodër në Zveçan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bastisur shtëpinë e tij.

Për këtë veprim të policisë, i dyshuari Kujtim Peci (Boletini) ka shkruar se si ia kanë rrethuar shtëpinë rreth 100 policë bashkë me prokurorinë e Mitrovicës.

Tutje Boletini tregon se flamurin serb e ka hequr duke mos i interesuar dënimin që mund të merr për këtë veprim.

Image

(Kosova Sot Online)