Rohde: Të gjitha shtetet duhet të bëhen pjesë e familjes së Bashkimit Evropian

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 15:42
Rohde:  Të gjitha shtetet duhet të bëhen pjesë e familjes së Bashkimit Evropian

Miratimin e raportit të vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joachim Röhde, e ka pritur me pozitivitet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Përkrahje të plotë gjermane për ambiciet evropiane të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Tëitter pasi e ka shpërndarë postimin e raportueses për Kosovën në PE, Viola Von Crammonit.

“Siç është nënvizuar sërish nga kancelari Scholz në fjalimin e tij para parlamentit evropian. Të gjitha shtetet duhet të bëhen pjesë e familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Röhdeja në Twitter.

Përndryshe, Parlamenti Evropian e ka miratuar sot raportin e vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën.

Në të njëjtin raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Raporti rëndit po ashtu thirrjen e shteteve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe ta hapin rrugën e Kosovës në integrimin evropian.

(Kosova Sot Online)