Maldivet godasin Vuçiqin: Njohja për Kosovën nuk është tërhequr

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 19:10
Maldivet godasin Vuçiqin: Njohja për Kosovën nuk është tërhequr

Ne qëndrojmë krah Kosovës dhe nuk e kemi tërhequr njohjen, ka deklaruar diplomati i Maldiveve, Ahmed Shaheed, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shaheed ka thënë se Presidenca e Maldiveve kategorikisht ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, se njohja e Ksoovës është tërhequr.

“Presidenca e Maldiveve përgënjeshtron sot kategorikisht lajmin e Serbisë (Vuçiq dhe Daçiq) se Maldivet kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, tha ai.

“Pra Maldivet mbeten pa luhatje, në krah të Kosovës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)