Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 23:00
Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Sonte rreth orës 21:15, një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informatave nga vendngjarja, lokali ushtronte veprimtarinë e pastrimit kimik dhe rrethanat e përfshirjes nga zjarri janë ende të panjohura.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar.

(Kosova Sot Online)