Digjet shkolla në një fshat të Kamenicës

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 16:38
Digjet shkolla në një fshat të Kamenicës

Me datën 11.05.2023 rreth orës 17:00 Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar se në ambulancën e mjekësisë familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e kësaj ambulante. Në këtë rast përveç dëmeve materiale ishin vjedhur edhe disa gjësende të imta”, njofton policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po të njëjtën ditë drejtoresha e shkollës në fshatin Bosce ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kishin depërtuar brenda shkollës ku dyshohet se kanë ndezur bombolën e gazit në të cilën kishin djegur disa materiale të mëndafshta (perde) dhe zjarri nuk ishte shpërndarë.

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune të shpejtë hetimore, mirë të organizuar operacionale, sot me datën 12.05.2023 ka arrestuar një të dyshuar të mitur (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar rom) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Nga prokurori i shteti rasti është cilësuar ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)