Prizren: U zunë nga dheu derisa po hapnin një kanal, tre persona bëhen për spital

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 09:17
Prizren: U zunë nga dheu derisa po hapnin një kanal, tre persona bëhen për spital

Tre persona janë lënduar dje në Prizren, pasi janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza, shkruan “Kosova Sot Online”.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS – Rr. Tranziti i Ri, Prizren 15.05.2023-10:40. Tre meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore, pas janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës.”

(Kosova Sot Online)