Latifi - deputetit të VV-së: Mos shitni përralla

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 21:08
Latifi - deputetit të VV-së: Mos shitni përralla

Lidhur me deklaratat e eksponentëve të VV-së për kapje të sistemit gjyqësor, profesori universitar Blerim Latifi ka polemizuar me deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Latifit, VV tani ka në dorë të gjithë pushtetin dhe nuk bën që të ketë këso deklarata pasi ata mund të ndryshojnë dicka nëse ekziston vullneti.

“Qysh po na shitni përralla që sistemi gjyqësor është i kapur. Ju e keni krejt pushtetin. Është tregim i vjetër. Janë shabllone”, tha Latifi

Ndërsa Rrustemi i reagoi duke i thënë se nuk është deklaratë shabllon por e vërtetë dhe po mundohet që të ketë reforma.

“Jo nuk është shabllone. Tash ta argumentoj. Nuk është shabllon por është e vërtetë. Ndërhyrja është e domosdoshme”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)