Rrustemi: Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 22:02
Rrustemi: Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike

Sipas deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi, që dy vite qeverisje nuk ka raste të nepotizmit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ngul këmbë se nuk ekziston asnjë rast i tillë teksa ka shtuar se i ka lutur familjarët që të mos aplikojnë në konkurse publike.

“Nuk ka nepotizëm në qeverinë e VV-së në asnjë rast, po e them sinqerisht”, tha ai .

“Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje”, shtoi Rrustemi.

(Kosova Sot Online)