Ministri Mehaj publikon sondazhin: 73 % e kosovarëve i besojnë FSK-së

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 14:36
Ministri Mehaj publikon sondazhin: 73 % e kosovarëve i besojnë FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar rritje të besueshmërisë së qytetarëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai u është referuar sondazheve, sipas të cilave, FSK-ja është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Sipas këtij hulumtimi, 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë.

Postimi i plotë:

FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve

Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Insitutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021.

Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale.

(Kosova Sot Online)